Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person i moshës 60 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për KALLXO.com se rreth orës 08:40 është raportuar për një  person pa shenja jete në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që  viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit, Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj.​