Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës, sot, më 12.08.2024, rreth orës 06:00 ka pranuar informatën për një person pa shenja në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’ rast është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete” – ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia “me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.