Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 15.02.2025 në Fushë Kosovë, është gjetur një person pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas Policisë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.