Gjendet pa shenja jete një i ri në Pejë

Është gjetur pa shenja jete, një qytetar i moshës së re, sot në qytetin e Pejës. Siç mëson KALLXO.com, nga burime brenda organeve të rendit, trupi i pajetë, është i një personi të moshës rreth 27 vjeçare.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët, thotë për KALLXO.com zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15 e 55 minuta Policia është njoftuar se në rrugën “Kuvendi i Lezhës” është gjetur një person pa shenja jete. Menjëherë pjesëtarët policor kanë dalë të vendngjarje”, tha Gashi, duke shtuar se janë duke u kryer hetimet e para rreth rastit.