Gjendet pa shenja jete një 52 vjeçar tek penda e Livoqit në Gjilan

Një person rreth 52 vjeç është gjendur pa shenja jete tek penda e fshatit Livoq i Epërm në komunën e Gjilanit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani thotë se sipas të dhënave të para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeç.

“Rreth orës  13:31 të datës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka marrë një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoq i Epërm –  Gjilan, sipas të dhënave të para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeç.”- ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Hashani thotë se njësitet policore patrulluese janë ne sigurimin e vendit të ngjarjes por edhe hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Hashanit, prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përderisa rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.