Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Suharekë - Policia po heton rastin

Policia ka bërë të ditur se po heton një vdekje të dyshimtë në Suharekë.

“Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë policore, si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.” – ka njoftuar Policia, më 14.02.2025.

Sipas mjekut, thuhet në njoftim, trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës dhe dyshohet se vdekja ishte natyrore.

Policia thotë se, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.