Ilustrim

Gjendet një trup i pajetë në Prizren

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se është gjetur një burrë pa shenja jete në Prizren.

Polici njofton se vdekjen e viktimës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Policia nuk ka njoftuar për ndonjë të dyshuar të këtij rasti.