Ilustrim

Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se përkundër se në vendin e ngjarjes ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia po e heton këtë rast.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, njofton Ahmeti.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë.

Sipas zëdhënëses, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.