Gjendet një trup i pajetë në Lagjen 'Kalabria' në Prishtinë

Një trup i pa jetë është gjetur në Prishtinë më saktësisht në Lagjen Kalabria.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një  informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria  Prishtinës. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në  vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, ka thënë zyra për informim për KALLXO.com.

Tutje ata kanë shtuar se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.