Ilustrim

Gjendet një revole në një parking në Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur një revole, një karikator me tetë fishekë në një parking në Prishtinë.

Një person e ka gjetur armën në parking dhe më pas e ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitë relevante të Policisë, të cilët e kanë gjetur dhe konfiskuar revolen, një karikator me tetë fishekë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.