Gjendet një person i vdekur në Viti

Një burrë është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Sodovine e Jerlive në Viti.

Sipas Policisë, rrethanat e vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion.