Ilustrim
Gjendet një person i vdekur në Prizren, policia nis hetimet
24.8.2024 - 10:25
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një personi të vdekur.
Rasti po hetohet nga forcat e rendit ndërsa trupi i viktimës është dërguar në obduksion.
Rasti ndodhi të premten më 23.08.2024 në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.
“Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti” – thuhet në njoftim.