Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po e heton një rast të vdekjes.

Sipas raportit 24 orësh të forcave të rendit, një person të premten rreth orës 16:00 është gjetur i shtrirë në një market në Qagllavicë të Prishtinës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.