Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur sot në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, tha për KALLXO.com se  qytetarët kishin raportuar për një person të alivanosur në rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati.

Me të dalë në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth 15:00, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën “Uran Ajeti” në lagjen Mati në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e personit. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti për KALLXO.com.