Ilustrim

Gjendet një person i vdekur në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:50 një person në Lipjan është gjendur i vdekur në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë, nga mjeku në QKUK është konstatuar vdekja e viktimës, trupi i të cilit me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.