Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet një person i vdekur në Deçan

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Carrabreg të Deçanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Trupi është gjetur nga familjarët e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e policisë dhe ekipet mjekësore”, ka thënë ai.

Tutje Gashi ka treguar se Policia është njoftuar lidhur me rastin rreth orës 06:30.

Gashi po ashtu ka thënë se trupi i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.