
Ilustrim
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Skenderaj
09.6.2023 - 10:22
Një burrë nga Skenderaj ka njoftuar policinë, se ka hasur në një mjet të dyshimtë.
Rasti ka ndodhur më 8 qershor, rreth orës 08:15, në rrugën ‘’Emin Lati’’.
Nga Policia e Kosovës raportohet se një patrullë policore ka siguruar vendin e ngjarjes, pas raportimit nga qytetari.
Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se në vendngjarje ka dalë Njësia për Deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe e KFOR-it amerikan, të cilët e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të sigurtë.
Rasti është inicuar gjetje e mjetit të pashpërthyer.