
Ilustrim
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Partesh
12.2.2025 - 10:30
Një person ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në Partesh.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, më 11.02.2025.
Policia njofton se Njësiti për Deminim nga KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë Njësiti për Deminim i FSK-së dhe KFOR-i dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë, pa ndonjë incident.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 12.02.2025.
Policia e ka regjistruar rastin si: “gjetje e mjetit të dyshimtë”.