
Gjendet një mjet eksplodues në Kaçanik
19.3.2023 - 09:43
Një mjet eksplodues është gjetur në fshatin Begracë të komunës së Kaçanikut, dje rreth orës 17:40.
Sipas Policisë së Kosovës, njësia përkatëse ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.