Gjendet një foshnje e vdekur në Podujevë

Një foshnje është gjetur e vdekur  në qytetin e Podujevës dje gjatë orëve të pasdites.

Sipas njoftimit të Policisë në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës, vajzë.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.