Ilustrim

Gjendet një fëmijë dy muajsh i vdekur, policia nis hetimin e rastit

Policia e Rajonit të Pejës më saktësisht në Klinë, ka njoftuar se kanë pranuar një informacion se në një shtëpi një fëmijë dy muajsh kishte mbetur pa shenja jete.

Vdekjen e fëmiut e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmiut me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.