Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet një burrë i vdekur në Lipjan, rasti po hetohet nga Policia

Një trup i pajetë i një burri është gjetur gjetur në Lipjan. Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 20:56.

Në Polici është raportuar se viktima është gjetur pa shenja jete.Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore.

“Të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion” – thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.