Foto: Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në Podujevë

Një person dje në Podujevë ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Siç ka njoftuar Policia, ai ka raportuar në lidhje me këtë rast dhe më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe KFOR-i për deminim.

Më pas është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit larg vendit të ngjarjes pa ndonjë problem.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.