Neutralizimi i minave në Mramor (Simulim), Foto: Kallxo.com

Gjendet mjet shpërthyes në fshatin Radac të Pejës

Orët e pasdites së djeshme, një person ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet shpërthyes deri sa ishte duke punuar në fshatin Radac të Komunës së Pejës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Njësitet për deminim të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i kanë arritur që ta bëjnë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.

Në raport policor nuk është raportuar për ndonjë incident gjatë tërheqjes së mjetit shpërthyes.