Gjendet i vdekur roja i një objekti në Partesh, policia nis hetimet

Policia e Kosovës njoftoi se një person, punëtor roje në një objekt ndërtimi në Pasjan të Parteshit, është gjetur pa shenja jete.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 07:00 ndërsa shkaqet e vdekjes po hetohen.

“Raportohet se  viktima mashkull kosovar, punëtor roje në një objekt në ndërtim e sipër, është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.