Ilustrim

Gjendet i vdekur një shtetas turk në Podujevë

Një person, shtetas i Turqisë, është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Sipas njoftimit, viktima është gjetur i vdekur dje rreth orës 19:45, në shtëpinë e tij në Podujevë.

Policia ka bërë të ditur se njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në konsultim me prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, njësitet policore janë duke hetuar rastin.