Foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Sine të Istogut

Një person është gjetur i vdekur dje pas orës 15:00, në fshatin Sine të Istogut.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet dhe është cilësuar si hetim i vdekjes.