Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Eqrem Qabej” në Komunën e Pejës.

Policia rastin e ka cilësuar si vrasje ndërsa ende nuk kanë ndonjë person të identifikuar si të dyshuar.

Sipas raportit ditor të policisë, dje rreth orës 16:55 kanë marrë informacionin në lidhje me viktimën i cili është gjetur i vdekur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima kishte qenë i gjakosur dhe pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe nuk raportohet për ndonjë të dyshuar apo arrestuar.