Gjendet i vdekur një person në Shalë të Bajgorës

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë informuar lidhur me një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në Shalë të Bajgorës.

Sipas Policisë, dje rreth orës 06:55 është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete, përderisa më pas nga mjeku kujdestar është konstatuar edhe vdekja e viktimës.

Në raportin 24 orësh policor është thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.