Gjendet i vdekur një person në Rugovë

Një person është gjetur i vdekur sot në Rugovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë, Shkodran Niçki.

Nikçi tha se dyshimet e para janë se viktimës i ka rënë lisi.

Ai tha se prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar për autopsi.