Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur para rreth dy orëve në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se policia rreth orës 13:00, ka pranuar informatën për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se me rastin po merren njësitë përkatës policore.