Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pejë, sot më datë 25.08.2024 në 15:30h.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se njësitet relevante menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, me ç’rast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, për këtë rast Rugova tha se është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Zëdhënësi tha se rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes”.