Gjendet i vdekur një person në parkingun e një qendre tregtare në Pejë

Një person është gjetur i vdekur në parkingun e një qendre tregtare sot rreth orës 12:50 në Pejë.

Policia dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”- tha Gashi për KALLXO.com.