Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete dje në dhomën e tij në fshatin Llukavc i Begut në Istog.

Policia ka njoftuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.