Gjendet i vdekur një person në Deçan

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Deçan.

Sipas policisë, viktima është gjetur i vdekur dje rreth orës 12:20, në banesën e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion, përderisa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së viktimës.

Rasti nga ana e policisë po trajtohet si hetim i vdekjes.