Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Bjeshkët e Junikut

Një person është gjetur i vdekur në Bjeshkët e Junikut.

Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Gashi thotë se ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht Policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit” – deklaroi Gashi.

Ai ka konfirmuar se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.