
Gjendet i vdekur një person afër QKUK-së
02.2.2023 - 20:44
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në afërsi të parkingut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi për KALLXO.com e kanë konfirmuar burime nga Policia e Kosovës.
Sipas burimeve, informata ka ardhur nga motra e viktimës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.