Foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një 46-vjeçar në një lokal në rrugën ‘Muharrem Fejza’

Një person është gjetur pa shenja jete në një lokal në rrugën “Muharrem Fejza” në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e personit.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit, mashkull 46 vjeç”, ka konfirmuar Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit, aktualisht Policia ka nisur hetimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike, të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.