Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në banesën e tij

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë.

Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasur probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Policia njofton se janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Informacioni është pranuar nga ana e policisë rreth orës 05:00. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e 36-vjeçarit.