Gjendet i vdekur në rrugë një person në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur mbrëmë ne fshatin Strellc i Epërm në Deçan.

Në bazë të njoftimit, i dyshuari është gjetur mbrëmë rreth orës 21:58, nga disa kalimtarë.

Viktima nga kalimtarët ishte dërguar në spitalin e Pejës, ndërsa njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka vërtetuar vdekjen e viktimës.

Me konsultim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.