Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet i vdekur në pusetë një person në Vushtrri

Një grua në Vushtrri ka raportuar se ka gjetur të vdekur familjarin e saj.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:17, në në Vushtrri.

Dëshmitarja ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë ka gjetur të përmbysur në një pusetë familjarin e saj.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.