Gjendet i vdekur në lum një 4 vjeçar në Blaç të Dragashit

Një fëmijë i moshës katër vjeçare është gjetur pa shenje jete në lumin e fshatit Blaç të Komunës së Dragashit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit.

Sipas tij fëmija dyshohet se ka qenë duke luajtur afër lumit.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe  mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika.”, ka thënë Osmanollaj.