Maska dhe bluza që u përdorën në tentativën e dështuar për arratisje, Foto: AP/The Guardian

Gjendet i vdekur në burg trafikanti i drogës që u përpoq të arratisej i maskuar si vajza e tij

Trafikanti i drogës, braziliani Rio Clauvino da Silva, është gjetur i vdekur në qelinë e tij. Sipas autoriteteve braziliane Da Silva ka bërë vetëvrasje, raporton “The Guardian”.

Ai është gjetur i vdekur disa ditë pasi u kap derisa tentoi të arratisej duke u maskuar si vajza e tij.

I dënuari për trafikim të drogës, Rio Clauvino da Silva, 42 vjeç, derisa tentoi të arratisej kishte vendosur një maskë silikoni, një paruke të zetë, syze dhe një bluzë ngjyrë rozë të ngjitur për trupi.

Policia e kishte detyruar që të hiqte maskimin para kamerave dhe kjo video më pas u bë rivale.

Rio Clauvino da Silva ishte duke e vuajtur dënimin prej 73 viteve burg në burgun më famëkeq të Rios.

Trafikanti i drogës tentoi të arratiset nga burgu duke u maskuar si vajza e tij (VIDEO)

Përgatiti: Dorentina Kastrati