foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur brenda shtëpisë një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:25, kur viktima është gjetur i vdekur brenda shtëpisë së tij, nga një familjar i tij.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.