Foto: Rtv21

Gjendet i vdekur ambasadori kinez në Izrael

Ambasadori i Kinës në Izrael, Du Wei, është gjetur i vdekur në banesën e tij në periferi të Tel Aviv, raportojnë media izraelite.

58 vjeçari u gjet i vdekur në shtratin e tij dhe shkaku i vdekjes ende nuk dihet, transmeton rtv21.tv.

Ai u emërua ambasador në shkurt të këtij viti pasi kishte shërbyer më parë si i dërguari i Kinës në Ukrainë.

Ambasadori ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij nuk besohet të ketë qenë në vend./21Media