Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Gjendet i shtrirë në trotuar një burrë në Pejë, dyshohet se ra nga ballkoni
04.9.2024 - 14:51
Një burrë është gjetur i shtrirë në trotuar në Pejë dhe dyshohet se ka rënë nga ballkoni.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se viktima ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Sot rreth orës 12:50 policia është njoftuar nga qytetari ku ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në Pejë është parë i shtrirë në trotuar viktima mashkull. Patrulla menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe sipas informatave të para po dyshohet që është hedhur nga ballkoni i ndërtesës. Si pasojë ka lëndime serioze, viktima është dërguar në emergjencë në Spitalin e Pejës” – tha Gashi për KALLXO.com.