Foto: KALLXO.com

Gjendet i mituri nga Drenasi, i zhdukur që nga 4 korriku

Një 15 vjeçar, i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga 4 korriku, është gjetur gjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Duke ju falënderuar  paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit, për zhdukjen e 15 vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjetur. I njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ahmeti- Haziraj.

Gjatë ditës së sotme Policia e Rajonit të Prishtinës kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe vendndodhjen e 15 vjeçarit.

Kjo pasi që i njëjti ishte raportuar i zhdukur dhe nuk kishte asnjë informacion rreth tij.