Gjendet i gjallë në Glasgow amerikani që falsifikoi vdekjen

Amerikani i arratisur, për të cilin besohet se kishte falsifikuar vdekjen e tij, tani është duke u përballur me ekstradim pasi u arrestua në një spital në Glasgow, raporton BBC.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin, Nicholas Rossi, i cili ishtë i kërkuar nga Interpoli dhe përballet me një akuzë për përdhunim në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rossi u shtrua në Spitalin Universitar “Queen Elizabeth” (QEUH) në dhejtor nën pseudonimin Arthur Knight, kur po trajtohej me COVID-19.

Besohet se Rossi u gjurmua kur ai ishte nën kujdesin intensiv në QEUH, ku ai ishte me oksigjenoterapi. Stafi mjekësor nuk ishin në dijeni që ai ishte në listën e të kërkuarve nga Interpoli.

Policia e Skocisë thotë se ai ndalua nën urdhrin e arrestit ndërkombëtar.

Hetimet nga agjenci të tjera e njihnin atë edhe nga emra të tjerë si, Nicholas Alahverdian, Nicholas Alahverdian Rossi, Nicholas Edward Rossi, Nicholas Alahverdian-Rossi, Nick Alan, Nicholas Brown, Arthur Brown dhe Arthur Knight.

FBI kishte gjithashtu një urdhërarrest për të nën akuzën se kishte mashtruar kujdestarin e tij (babain kujdestar) duke marrë karta krediti në emër të tij dhe duke krijuar borxhe prej më shumë se 200 mijë dollarë.

Nicholas Rossi dyshohej edhe për një rast në vitin 2008. Ai ishte mbyllur nga detektivi kryesor pa iu referuar Zyrës së Prokurorit të Qarkut të Utah për shqyrtim.

Në vitin 2018 një rishikim i ADN-së e lidhi atë me një tjetër rast të sulmit seksual në Ohio. Hetuesit besonin se Rossi ishte larguar nga ShBA dhe i kishte bërë ligjvënësit e shtetit që në shtete të tjera të besonin se ai kishte vdekur.

Zyra e avokatit të qarkut në Utah është duke bashkëpunuar me agjencitë federale dhe ndërkombëtare për të ekstraduar Rossin përsëri në Utah.