Foto: Ilustrim

Gjendet granat dore brenda shtëpisë së pabanuar në Gjilan

Një granat dore është gjetur mëngjesin e ditës së djeshme brenda një shtëpie të pabanuar në rrugën “Halil Alidema”, në Gjilan.

Sipas njoftimit, mjeti është gjetur dje rreth orës 09:11, në një shtëpi të pabanuar nga njësitet policore.

Në lidhje me rastin, fillimisht në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e de-minimit të FSK-së, ka shpërthyer mjetin e dyshuar, granatë dore, në mënyrë të sigurt.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori.