Foto ilustruese

Vajza nga Gjilan u zhduk para disa ditës dyshohet se u dhunua seksualisht

Një e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga data 5 maj, është gjetur gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar në lidhje me rastin, duke saktësuar se viktima është kthyer në shtëpi, dhe e njëjta ka thënë se ka kaluar natën me një person.

Sipas njoftimit, policia ka arrestuar të dyshuarin për dhunim, ndërsa njëjti ka pohuar veprën në fjalë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com kishte raportuar për zhdukje e të miturës në Gjilan.

Sipas ankueses, e cila kishte raportuar në polici, vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, dhe nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Zhduket një e mitur në Gjilan